Agjent Imobiliar
Keanko Realty · Tirana, Albania
Tailor my CV for this job — freeRreth Keanko RealtyKeanko Realty është agjenci imobiliare me shërbime të plota, me seli në Tiranë. Ndihmojmë individë, familje, investitorë dhe biznese të blejnë, shesin, japin me qira dhe investojnë me besim, nga vlerësimi i parë deri te firma te noteri dhe dorëzimi i çelësave.Po zgjerojmë ekipin dhe kërkojmë Agjentë Imobiliarë, me ose pa eksperiencë, që duan të ndërtojnë një karrierë të suksesshme në real estate.Çfarë do të bëniMenaxhoni një portofol pronash rezidenciale dhe komercialeGjeni dhe listoni prona të reja për shitje dhe me qiraTakoni klientë, kuptoni nevojat e tyre dhe u ofroni zgjidhjet e duhuraOrganizoni dhe drejtoni vizita në pronaNegocioni ofertat dhe i shoqëroni klientët deri në finalizimin e marrëveshjesNdiqni kërkesat dhe kontaktet e reja, online dhe offlinePërfaqësoni Keanko Realty me profesionalizëm në çdo takim me klientëtÇfarë kërkojmëMe ose pa eksperiencë: trajnimin jua ofrojmë neAftësi të mira komunikimi dhe dëshirë për shitjePersonalitet pozitiv, i organizuar dhe i orientuar drejt rezultateveNdershmëri, seriozitet dhe përkushtim ndaj klientitNjohje e mirë e TiranësPërdorim i rrjeteve sociale dhe i mjeteve digjitaleGjuha angleze ose gjuhë të tjera të huaja janë avantazhÇfarë ofrojmëTrajnim profesional të plotëKomisione konkurrueseMundësi rritjeje në karrierëAmbient pune modern dhe ekip mbështetësSi të aplikoniAplikoni direkt këtu në LinkedIn ose dërgoni CV-në tuaj në info@keanko.com.Për informacion: +355 69 443 3070 | www.keanko.comAdresa: Rr. Don Bosko 1016, TiranëINVEST TODAY. OWN TOMORROW.