Inxhinier/e Ndertimi Zyre (T&XH SHPK)
Retail Albania · Tirana, Albania
Tailor my CV for this job — freeNderto Karrieren tende me T&XH sh.p.k.Në T&XH sh.p.k. po zgjerojmë ekipin teknik në Tiranë.Kërkojmë një profesionist/e për pozicionin: Inxhinier/e Ndertimi ZyreNëse ke mbi 3 vite eksperiencë në sektorin e ndërtimit, je marre me kontrata te jashtme (FIDIC) dhe di te mbash nën kontroll kostot, afatet dhe dokumentacionin e një projekti, duam të të njohim.DetyratAnalizimi i projektit dhe detajimi i preventivit, për kalkulimin e kostos paraprake të objektit.Hartimi i grafikut të detajuar të punimeve në bashkëpunim me Menaxherin e Projektit dhe ndjekja e ecurisë së tij.Menaxhimi i devijimeve në projekt.Kontrolli i zbatimit të punimeve në përputhje me standardet e kompanisë dhe KTZ.Përpilimi i librezave të masave dhe i situacioneve pjesore, mujore e progresive.Kontrolli i kostove dhe i përputhshmërisë së punimeve me preventivin.Bashkëpunimi me strukturat përkatëse për përcaktimin dhe analizimin e kostove të projektit.Përgatitja e specifikimeve dhe e metodologjisë për çdo proces pune.Administrimi i pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes.Hulumtimi i tregut për furnitorë dhe kontraktorë, negocimi dhe lidhja e kontratave të punimeve.Përgatitja e dokumentacionit të projektit dhe e raporteve periodike mbi ecurinë e projekteve.Ndjekja e procedurave në institucionet përkatëse.KualifikimetDiplomë Bachelor dhe Master në Inxhinieri Ndërtimi (profili Ndërtim ose Transport).Mbi 3 vite eksperiencë pune në sektorin e ndërtimit dhe të jetë marrë me kontrata te jashtme (FIDIC).Zotërim i paketës MS Office, MS Project dhe AutoCAD.Zotërim i gjuhëve të huaja (anglisht ose italisht).Aftësi shumë të mira në kontroll, mbikëqyrje, raportim menaxherial dhe menaxhim të performancës.Pjesëmarrja në kurse/trajnime profesionale përbën avantazh.Tiranë | "Qendra e Biznesit Pajtoni", Rruga Dytësore Tiranë–Durrës, km 1Afati i aplikimit: 31.10.2026